2010-01-04 12:10:12

Sot me 4 janar kalendari Kishtar përkujton Shën Elizabeta Ana Bayley Seton


Sot me 4 janar kalendari Kishtar përkujton të Lumen Angjela nga Folinjo, rregulltare françeskane, Shën Kristianën, mistike, Akuilinin, Gjelminin, Euganin, Marcianin, Kuintin, Teodotin e Trifonin, martirizuar në vitin 484 në Afrikë dhe Shën Elizabeta Ana Bayley, themeluese e rregulltarëve të bamirësisë të Shën Jozefit.
Po ne do të ndalemi te Shën Elisabeta Ana Bayley Seton. Ajo lindi më 28 gusht 1744 në Nju Jork, në familjen e një mjeku të krishterë të bashkësisë kishtare episkopaliane. Pati fëmijëri e rini të zakonshme, pa ngjarje të mëdha e të veçanta. U martua e re dhe Zoti i fali pesë fëmijë. Shumë shpejt Elizabeta mbeti e vejë.
Pas vdekjes së të shoqit, u kthye në bashkësinë katolike dhe themeloi “Motrat e bamirësisë të Shën Jozefit”, Sister of charity, Kongregatë rregulltare shumë e përhapur dhe e njohur në SHBA-së. Eshtë Kongregata e parë femërore amerikane, që u themelua më 1 qershor 1809 dhe shenjta e ardhshme, Elizabeta, qe eprorja e parë e përgjithshme.
Nisi kështu t’u shërbente me të gjitha forcat të varfërve e të vuajturve. Njëkohësisht iu kushtua me të njëjtin zell, shkollave famullitare. Kongregata rritej me shpejtësi të madhe e në vitin 1812 u autorizua të ndiqte si rregull atë të motrave të Shën Vinçenc de Paolit.
Elizabeta Ana Bayley, e veja Seton, vdiq më 4 janar të vitit 1821. Sapo kishte mbushur 46 vjet. U shpall e lume më 1963 nga papa Gjoni XXIII; shenjte më datën 14 shtator 1975 nga papa Pali VI.







All the contents on this site are copyrighted ©.