2010-01-04 17:09:55

Serbia akuzon Kroacinë për krime në Hagë


Serbia dorëzon sot në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë padinë kundër Kroacisë për gjenocid ndaj serbëve në periudhën nga viti 1991 deri në vitin 1995, pohojnë burimet të B92.
Padinë në Hagë e dorëzon përfaqësuesi i Serbisë Sasha Obradoviç. Në dokumentin që i paraqitet gjykatës ndërkombëtare thuhet se do të jenë të dhënat mbi krimet që janë bërë në Gispiç, Sisak, në zonën e Pakracit, Karlovac, Osijek, Maslenicë si dhe gjatë betejës Shpërthimi i Shtërngatës.
Në gjykatë do të paraqiten të dhënat mbi viktimat e jo vetëm për ato që janë vra gjatë ndeshjeve deri më 1995, por edhe ato që janë vra gjatë shkeljeve apo përpjekjeve për t’i kthyer nga vendet e ikjes.
Ish ambasadori i Serbisë në Kroaci, presidenti aktual i Forumit për marrëdhëniet ndërkombëtare Milan Simurxhiç, thotë se akt padia e Serbisë do të ketë ndikim në marrëdhëniet ndërkombëtare të këtyre dy Vendeve.
Qeveria e Serbisë ka deklaruar se Serbia ka vendosur të ndërmarrë këtë hapë, sepse para 10 vitesh Kroacia kishte paditur Serbinë për gjenocid.
Padia e Serbisë përmban hollësira, siç pohon Beogradi, për krimet ndaj serbëve në periudhën 1991 – 1995 e gjithashtu edhe për krimet e Shtetit të Pavarur të Kroacisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kryeministrja e Kroacisë Jadranka Kosor ka deklaruar se Kroacia është plotësisht e gatshme për këtë proces.
“Kemi përgatitur të gjitha faktet që dëshmojnë se kishim të bënim me agresion të përgjakshëm serbomadh nën drejtimin e Slobodan Millosheveqit”, ka deklaruar Kosor.
Kurse dy ditë më parë lidhur me këtë aktpadi, Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç deklaroi se Serbia do ta ketë shumë vështirë që para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të dëshmojë se ndaj serbëve është kryer gjenocid.
“Asnjë ushtar kroat nuk e kaloi kufirin e Serbisë, asnjë ushtar nuk vrau asnjë në Serbi, nuk dogji asnjë shtëpi dhe nuk bombardoi asnjë qytet”, tha Mesiç duke komentuar paralajmërimin e Qeverisë së Serbisë për ngritjen e mundshme të kundërakuzës ndaj Kroacisë. Lajmin e njoftojnë agjencitë e lajmeve te rajonit.
“Para së gjithash, interesi i Millosheviqit ishte që serbët nga Kroacia të shkonin në Serbi, prandaj edhe e pastroi Kosovën nga shqiptarët, që atje t’i vendoste serbët nga Kroacia”, u tha presidenti kroat gazetarëve në Vjenë.







All the contents on this site are copyrighted ©.