2010-01-04 17:09:28

Dhunë kundër të krishterëve në Irak


(04.01.2010 RV)Së paku 13 vetë janë plagosur në Irak për shkak të shpërthimit të një autobombe në tregun e Burtillahut, njërës prej zonave ku kanë gjetur strehë shumë familje të krishtera, të cilat dikur banonin në Mosul. Kohët e fundit, kryeqyteti i provincës së Ninivës, 400 km në veri të Bagdadit, është përfshirë nga një valë dhune e ekstremistëve islamikë. Të krishterët janë larguar në qendrat afër Mosulit, por edhe dhuna po zhvendoset drejt tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.