Abu Mazen i gatshëm të rifillojë bisedimet për paqen, nëse Izraeli ndalon ndërtimin
e ngulimeve
(04.01.2010 RV)Presidenti palestinez Abu Mazen deklaroi sot se është i gatshëm
të rifillojë menjëherë bisedimet për paqen, nëse Izraeli ndalon me të vërtetë ndërtimin
e ngulimeve hebraike në Çisjordani. Abu Mazen bisedoi sot në Kajro me presidentin
egjiptian Hosni Mubarak, për propozimet e reja të ministrit të jashtëm e të kreut
të shërbimeve sekrete, të cilat do të paraqiten më 8 janar në Uashington.