2010-01-02 17:04:29

Mesazh i Benediktit XVI për Vitin kompostelan: shtegtimi tek varri i Shën Jakut, rast i përshtatshëm për përtëritjen shpirtërore.


(03.01.2010 RV)Kohë e posaçme hiri e ndjese, përtëritjeje e dëshmimi: Benedikti XVI e quan kështu Vitin Shenjt Kompostelan 2010, që u përurua dy ditë më parë, me hapjen e Portës së Shenjtë të katedrales së Santiagos së Kompostelës. Në një mesazh, drejtuar ipeshkvit të vendit, imzot Julian Barrio, Papa vë theksin tek pasuria shpirtërore e shtegtimit shekullor tek varri i Jakut të Madh Apostull. Shtegtimi i famshëm i Santiagos – pohon Papa – duhet t’i kujtojë fort Evropës rrënjët e saj të krishtera. Tema e Vitit kushtuar Shën Jakut “Shtegtim drejt dritës”, ashtu si dhe letra baritore, titulluar “Shtegtarë të fesë e dëshmitarë të Krishtit të ngjallur”, nënvizon Papa, tingëllojnë si thirrje për ungjillëzim, drejtuar burrave e grave të sotme, duke u kujtuar karakterin shtegtar të Kishës e të të krishterit në këtë botë.







All the contents on this site are copyrighted ©.