Të falënderoj, o Zot, më dhe hirin të shkel në shtigjet e pashkelura, të një
viti të ri. Koha para meje është libër me faqe të bardha ku unë do të shkruaj: ndihmomë
të shkruaj ç’është e drejtë, e mirë, e bukur, e vërtetë; që Viti im i ri, kur
të bëhet Vit i vjetër, të jetë i denjë për t’u lexuar prej teje. Më mbaj ndër
krahë çdo ditë të këtij viti, që drita e fytyrës sate, të ndriçojë mbi timen.
Më
mbaj në krahë si të mbajti ty Maria që të mos më pengohet këmba e zemra
lodhje të mos ndjejë.
Më merr ndër krahë, e kështu çdo ditë t’i besoj
gëzimet por dhe ligështitë që rëndë peshojnë mbi shpirt. Më merr, si Maria,
e Viti, i ri do të mbetet gjithnjë deri në ditë të fundit, kur ndërrohen
kalendarët!