2010-01-01 12:30:01

Gëzuar Vitin e Ri 2010 nga Programi i gjuhës shqipe i Radio Vatikanit!


Të dashur dëgjues të Radio Vatikanit e shqiptarë kudo që ndodheni, le të ecim sëbashku me Jezusin e kështu ky Vit do të jetë i lumtur e i mirë.
Fillojmë sot një Vit të Ri e na merr për dore shpresa e krishterë; e fillojmë duke iu lutur Hyjit të na japë bekimin hyjnor e duke kërkuar, me ndërmjetësi të Marisë, Nënës së Zotit, dhuratën e paqes: për familjet tona, për fshatrat e qytetet tona, për vendlindjen e për botën mbarë” .
Të ecin pikërisht në rrugën e dashurisë së zemrës, që është dija e atyre, të cilët nuk u lodhën kurrë s’e kërkuari fytyrën e Zotit.
Mund të jemi të sigurtë: në se nuk lodhemi s’e kërkuari fytyrën e Tij Hyjnore, në se nuk i nënshtrohemi tundimit të humbjes së besimit e të dyshimit, në se përmes vështirësive të panumërta, mbetemi gjithnjë të lidhur ngushtë me Të, do të provojmë patjetër pushtetin e dashurisë së Tij e të përdëllimit të Tij, Foshnja e njomë e Betlehemit që Virgjëra Mari ia dëfton sot botës, na bën veprimtarë të dashurisë e të paqes, dëshmitarë të Tij, Princit të Paqes” Amen!.







All the contents on this site are copyrighted ©.