2009-12-31 10:56:54

Zoti që e kurorëzon Vitin 2009 me mirësinë e Tij, ju pasuroftë me dhanti e të mira Hyjnore gjatë tërë Vitit të Ri 2010


(31.12.09. RV)Urimi jonë për Vitin e Ri shndërrohet në lutje drejtuar Zotit që t’i bëjë të frytshme përpjekjet e mira të të gjithëve. Ati pra, t’ia besojmë dëshirat, synimet e planet tona. Atij t’ia lartojmë lavdet e lutjet plot besim duke thënë:
Ty, o Atë i jetës, zanafillë pa fillesë, e mira e pambaruar e drita e amshuar, me Birin e me Shpritin nderim e lumturi, lavdi e mirënjohje, në shekuj pa mbarim. Amen! Në Ty, o Atë i jetës shpresuan dhe në Ty do ta mbështesim përësi shpresën tonë. Ti, në Krishtlindje i solle gëzimin botës, duke rrezatuar mbi rrugën e njerëzve e të popujve dritën tënde, të cilën s’ka forcë që mund ta shuajë. Uroj që çdo njeri vullnetmirë të provojë dashurinë e paqen tënde Hyjnore, o Atë i ynë Qiellor. Amen!







All the contents on this site are copyrighted ©.