Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit Shirayanagi, dëshmitar i fesë në Japoni
(30.12.2009 RV)Sot, në Japoni, ndërroi jetë kardinali Peter Seiichi Shirayanagi,
kryeipeshkëv nderi i Tokios. Hirësia e tij, i sëmurë prej kohe nga zemra, ishte 81vjeç.
Ditët e fundme i kaloi në strehën e jezuitëve për meshtarët e sëmurë ’Shtëpia e Lojolës’,
ku edhe dha shpirt. Papa, në një telegram, drejtuar kryeipeshkvit të sotëm të Tokios,
imzot Peter Takeo Okada, i shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e Kardinalit,
duke kujtuar impenjimin e tij të pashterrshëm për përhapjen e Ungjillit në Japoni
e duke theksuar veprimtarinë për mbrojtjen e drejtësisë, të paqes e të refugjatëve.
Salikimet e Kardinalit të ndjerë do të kremtohen të martën e ardhshme, më 5 janar,
në katedralen e Tokios. Me vdekjen e tij, numri aktual i kardinajve zbret në 184,
nga të cilët, 112 me të drejtë zgjedhore, sepse nën moshën 80 vjeç; ndërsa 72, vetëm
me të drejtë këshillimore.