2009-12-29 18:50:13

Krishtlinjda në poezi: Rodari ‘Lëkurëkuqi në Betlehem’.


Xhani Rodari ‘Lëkurëkuqi në Betlehem’.

Ç’kërkon në Betlehemin me dëborë
lëkurëkuqi me pupla e sopatë në dorë?
Ndërmjet shtatoresh ai rri e dëgjon,
si pëllet gomari e delja blegëron.
Kundron dhe mbretërit që vijnë mbi devč,
kometën që ndrin në qiellin pa re.
S’ka vend për ty këtu në botën e bardhë,
hë, mbathja e ktheu andej nga ke ardhë!
Po indiani s’lot vendit e fare s’dëgjon,
ç’i thonë shtatoret ai bën se s’kupton.
Ta lemë ku është? Apo nuk ka hije
të rrijë lëkurëkuqi mes engjujsh allçie.
Po ndoshta-ndoshta ka ardhë nëpër natë,
i lodhur nga udha e largët, e gjatë,
sepse dëgjoi ai lajmin më të dlirë: “Mbi tokë paqë njeriut vullnetmirë?”.

Marrë nga ‘Natale in poesia’, Antologia dal IV al XX secolo, Novara, 2006. fq 145







All the contents on this site are copyrighted ©.