2009-12-29 17:33:25

Kosovë: pas një muaji votohet përsëri në Prizren e Lipjan


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që më 31 janar të përsëriten zgjedhjet për kryetarë të komunave në Prizren dhe Lipjan. Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë tha se kjo datë është kohë më e mirë për përsëritjen e raundit të dytë të votimeve në këto dy komuna.
Kryeshefi i sekretariatit të KQZ së Xhemail Peqanise tha se plani operacional për përsëritje të votimit në komunën e Prizrenit dhe atë të Lipjanit i ka përfshirë të gjitha detajet për të mbajtur një proces zgjedhor me 31 janar.







All the contents on this site are copyrighted ©.