2009-12-29 18:08:36

Irani afër luftës civile


Në Iran situata mbetët jashtëzakonisht e tensionuar . Një përfaqësues i ajatollah Ali Khamaneit, Udhëhesit të Lartë të Iranit, ka deklaruar se liderët e opozitës janë “armiqtë e Zotit” e duhet të gjykohen dhe ekzekutohen sipas Sharisë, ligjit islamik.
Reagime të ashpra nga ana e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Iranit pas ndeshjeve të përgjakshme ndërmjet manifestuesve të opozitës e forcave qeveritare të Teheranit me rastin e Hashurës..Sipas të dhënave revolta që shpërtheu të dielën në Iran ka shkaktuar jetën e më së paku 15 personave.
Sot është arrestuar përsëri inxhinieri Shahpour Kazemi, vëllai i Zahra Rahnavardit, gruas së liderit reformist Mir-Hossein Moussavi, siç njofton faqja e internetit ‘Enduring America’. Përveç Kazemit, autoritetet e Teheranit kanë burgosur shumë gazetarë mes të cilëve edhe Mohammada Javad Saberi, i cili u ndal në afërsi të Universitetit të Teheranit në rrugën Enghelab, Badrosadat Mofidi, kreu i Shoqatës së gazetarëve iranian, Nasri Vaziri, Keyvan Mehregan. Gjatë revoltës së dielës mbet i vra nipi i Moussavit, Seyed Ali.
Barak Obama në mënyrë të prerë ka dënuar dhunën në Iran, ku regjimi ka shtyp manifestimet popullore të këtyre ditëve duke përdorur, siç u shpreh presidenti amerikan, “mizorisht grushtin e hekurt”. Obama ka kërkuar lirimin nga burgu të personave që “padrejtësisht janë arrestuar”, të cilët janë me dhjetëra qytetarë, me qindra sipas burimeve të gazetarëve që afër organizatave jo qeveritare. Sipas presidentit të SHBA-së reagime të ashpra, siç janë ato të autoriteteve të Teheranit këtyre ditëve, “verifikohen atëherë kur Qeveritë i frikohen më shumë popullit të vet se sa qeverive të kombeve tjera”.
Obaka i ka kërkua ” Qeverisë iraniane të përgjigjet ndaj obligimeve ndërkombëtare në fushën e respektimit të të drejtave të popullit të vet”, duke shtuar se historia do të jetë pranë atyre që kërkojnë drejtësinë”.
Edhe Moska ka shpreh shqetësimin për dhunën e re që është regjistruan në Teheran e i ka bërë thirrje Qeverisë iraniane të tregohet më e matur për të shmangur kështu përkeqësimin e ndeshjeve.
Po, ndërkohë, autoritetet e Teheranin vazhdojnë me valën e arrestimeve ndër aradhet e opozitarëve. Avokati iranian Shirin Ebadi, Çmimi Nobel për paqen, ka denoncuar arrestimin e motrës së tij, duke thënë se është një tentativë për të bërë shtypje ndaj që ta bind të motrën të ndërpres çdo aktivitet në mbrojtje të të drejtave të njeriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.