2009-12-29 16:16:52

Filloi sot në Poznan të Polonisë takimi evropian i të rinjve organizuar nga bashkësia kishtare e Taizesë, në të cilin marrin pjesë edhe shumë të rinj edhe nga trevat shqiptare.


Tridhjetë mijë të rinj, kryesisht të ardhur nga Evropa por edhe nga kontinentet e tjera, prej ditës së sotme janë mbledhur në Poznan, në Poloni, për të marrë pjesë, sipas traditës, në një etapë të re të “shtegtimit të besimit mbi tokë” organizuar nga Bashkësia e Taizesë deri në mbarim të vitit. Kujtojmë se ky takim i të rinjve ka filluar të organizohet që nga viti 1978 nga i paharruari Frčre Rozhč. Në program të këtij tubimi rinor janë takime reflektimesh e momente lutjeje të përbashkët e në grupe.
Me rastin e këtij takimit të rë rinjve organizuar nga Bashkësia e Taizesë, Papa Benedikti XVI në mesazhin e tij i fton të rinjtë të jenë dëshmitarë të vërtetë të Krishtin për t’ia kumtuar Ungjillin atyre njerëzve që po e kërkojnë Zotin, e ndonjëherë edhe pa e ditur fare se janë duke e kërkuar. Pjesëmarrësve të këtij takimi rinor do t’u dorëzohet “Letra nga Kina” shkruar nga eprori i Bashkësisë së Taizesë, Frčre Alois, i cili posa është kthyer nga Kina, ku ka kaluar tre javë pranë të krishterëve të këtij vendi. Po ta dëgjojmë Frčre Alois në mikrofonin e Radio Vatikanit......
Me këtë letër, dua të tërheq vëmendjen ndaj gjendjes së Kishës në Kinë. Kisha në Kinë akoma është shumë e vogël e jeton me mjete shumë të varfra, por karakterizohet nga një dinamizëm i madh e të rinjtë shpesh e kërkojnë fenë. Të rinjtë e jetojnë historinë e këtij Vendi, që ka vështirësi të mëdha, si për popullin e po kështu edhe për vet të krishterët. Ne duhet të bëjmë të kuptohet se gjërat e punët e reja tani janë të mundshme e të realizueshme. Pikërisht duke shikuar realitetin e Kinës, thashë me vete se ne jemi vërtet një familje e vetme njerëzore. Duke u nisur nga kjo, “Letra nga Kina” synon të përgjigjet në disa pyetje: “Si të besosh sot? Cilat janë arsyet për të besuar sot?”. E këtë dua të arrijč ta thellojë më tej bashkë me të rinjtë gjatë kësaj jave në Poloni e gjatë të vitit në Taizé.







All the contents on this site are copyrighted ©.