2009-12-28 17:54:29

Jemeni, fronti i ri amerikan kundër terrorizmit


(28.12.2009 RV)Ndërsa janë të përfshira në dy konflikte, në Irak e në Afganistan, SHBA-të kanë hapur, pa bërë shumë zhurmë, një front të tretë kundër Al Kaidës. Kësaj radhe në Jemen. Kështu shkruan sot gazeta “Nju Jork Tajms”, ndërsa Uashingtoni po përpiqet të verifikojë nëse përgjegjësi i atentatit të dështuar në fluturimin e kompanisë Delta nga Amsterdami në Detroit është stërvitur dhe pajisur nga liderët e Al Kaidës në Jemen. Një vit më parë – shpjegon gazeta, e cila citon ushtarakë amerikanë – CIA ka dërguar disa nga agjentët e saj më të mirë kundër terrorizmit dhe disa skuadra, që kanë për qëllim stërvitjen e forcave jemenite. Pentagoni do të shpenzojë në 18 muajt e ardhshëm, mëse 70 milion dollarë për ndihma ushtarake në Jemen.







All the contents on this site are copyrighted ©.