2009-12-27 13:05:11

Kalendari i Shenjtorëve të javës që vjen


(27.12.2009 RV)Sot është e diela e parë pas Krishtlindjes. Kisha Katolike kremton Festën e Familjes Shenjte të Nazaretit. I lum ai që banon në shtepinë tënde, o Zot.


Të hënën, më 28 dhjetor, bie dita e Martirëve të Pafajshëm. Ty të thërret, o Zot, dhimbja e pafajshme.


Ditën e martë përkujtohet shën Toma Beket, ipeshkëv. Lavdi në qiell e gëzim në tokë për njerëzit vullnetmirë.


Të mërkurën, më 30 dhjetor, festojmë shën Feliksin I papë. Lavdi ty, o Zot, mbret në amshim.


31 dhjetor, ditën e ndërrimit të moteve, kur viti i vjetër largohet për t’i bërë vendin vitit të ri, kremtojmë shën Silvestrin papë. Krejt toka e ka parë me sy shëlbimin e Hyjit tonë.


Përveç ditës së parë të Vitit të Ri 2010, 1 janari është edhe festa e Nënës së Zotit. Na bekoftë Zoti me dritën e fytyrës së vet.


Të shtunën, më 2 janar, kremtojmë kujtimin litugjik të shën Bazilit të Madh dhe Gregor Naxianxenit, të dy ipeshkvij e doktorë të Kishës. Zoti ynë është i madh në dashuri.


Të dielën e ardhshme, e dyta pas Krishtlindjes, bie festa e Emrit të Jezusit. Ngazëllejmë në Zotin, shpëtimi ynë.







All the contents on this site are copyrighted ©.