(25.12.2009 RV)Sot dëgjuatm urimine Benediktit XVI per Krishtlindje
në gjuhën shqipe, nga lozha e bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan.... Bashkojmë
zërat tonë me zërin e Atit të Shenjtë në urimin gazmor: Për shumë mot! Gëzuar!
Krishti Fëmijë i ngushëlloftë ata që janë në provë e kjo Ditë, kur Kisha përsërit,
njëzëri me barinjtë: “Të shkojmë në Betlehem! (Lk 2,15), e atje do të gjejmë
shpresën tonë”, qoftë për të gjithë, ditë gëzimi, shprese, paqeje.Sot zbriti në botë
Emanueli, Jezusi, Zoti-me-ne. Ashtu si barinjtë e Betlehemit, ta kundrojmë
plot mahnitje e mirënjohje këtë mister dashurie e drite!