2009-12-22 18:22:52

Tefta Tashko Koço, soprane e shquar në përvjetorin e vdekjes


(22.12.2009 RV)Duke shfletuar kalendarin historik, kujtojmë se si sot me 22 dhjetor të vitit 1947 vdiq Tefta Tashko Koço, artiste e shquar, soprano lirike. Tefta Tashko Koço lindi në Fajum të Egjiptit, në vitin 1910. Studimet për kanto i filloi në Francë, në qytetin Monpelje, dhe i vazhdoi në Paris në Institutin e Lartë të Muzikës. Në vitet 1931-1932 mori pjesë në konkurset e organizuara nga konservatori i Parisit, nga "Opera Komike" ku debutoi me rolin e Baterflait dhe u vlerësua për cilësitë e saj vokale-interpretative. Veprimtarinë koncertale në Shqipëri e nisi në vitin 1935, duke dhënë koncerte në të gjitha qytetet e vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.