2009-12-21 17:24:43

Vjosa del nga shtrati e shkakton përmbytje


(21.12.2009 RV)Koha e keqe po shkakton probleme në krejt Evropën. Në Poloni, vendi më në vështirësi për shkak të të ftohtit, kanë vdekur 15 të pastrehë; në Francë temperatura ka arritur në -24 gradë Celcius e në Moskë, u krijua një radhë makinash prej 1.700 kilometrash për shkak të dëborës. Edhe për sot u pezullua kalimi në Eurotunelin, që lidh Brintaninë e Madhe me Evropën kontinentale. Vështirësi edhe në Shqipëri e Kosovë, ku zonat e thella malore janë bllokuar nga dëbora. Ndërkaq, rreshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë përfshirë qarkun e Fierit, duke nxjerrë nga shtrati lumin Vjosë. Janë përmbytur toka bujqësore, banesa e aksi rrugor Vlorë-Selenicë.







All the contents on this site are copyrighted ©.