2009-12-21 17:24:21

Protesta në Iran në funeralin e Montazerit


(21.12.2009 RV)Gjysëm milion iranianë morën pjesë sot paradite në Kom, në funeralin e ajatollahut Hosein Ali Montazeri, pikë referimi për reformistët. Ai vdiq dje në moshën 87 vjeçare. Të pranishëm edhe dy krerët e opozitës, Musavì e Karrubi.
Pas kremtimit, pati ndeshje ndërmjet forcave të sigurisë dhe manifestuesve, që e shndërruan funeralin në protestë kundër qeverisë së Mahmud Ahmadinexhadit. Autoritetet arrestuan disa persona të opozitës dhe mbyllën një gazetë të saj.
Figurë e rëndësishme fetare shiite, ati i reformizmit në Iran, Montazeri udhëhoqi Revolucionin islamik të vitit 1979 përkrah Khomeinit, para se të dënohej për kritikat kundër shtypjes që ushtrohej nga revolucionarët.







All the contents on this site are copyrighted ©.