2009-12-21 17:23:18

Gjendet parrulla “Arbeit macht frei”


(21.12.2009 RV)Policia polake ka kapur pesë persona, që akuzohen si vjedhësit e parrullës “Arbeit macht frei” (Puna ju bën të lirë) nga kampi nazist i shfarosjes, Aushvic e cila do rivendoset nesër në vendin ku ishte. Parrulla u vodh në natën ndërmjet së enjtes e së premtes së kaluar, por tani do t’i kthehet muzeut, që kujton Holokaustin e Luftës II Botërore, sidomos atë të hebrenjve. Parrulla, e gjatë pesë metra, ishte sharruar në tri pjesë, për ta bërë më të transportueshme. Duhet sqaruar akoma nëse personat e moshës prej 20 – 39 vjeç kanë vepruar me kokën e tyre, apo për llogari të ndokujt. Deri tani, është thënë se pesëshja e hajdutëve nuk bënte pjesë në ndonjë grup neonazist. Më 27 janarin e vitit 2010, kampi do të kremtojë 65-vjetorin e çlirimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.