2009-12-19 15:08:30

Rubrika “Shtigjeve të Krishtlindjes”: “Profeti, Njeri i madh para Zotit”.


(19.12.2009 RV)Emisioni i 20-të i rubrikës “Shtigjeve të Krishtlindjes”, i përgjigjet pyetjes: “Kush është profeti?” .

Ungjilli na kujton:
"E shumë do të lumnohen për lindjen e tij;
sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit”.
Lk 1,5-25

 
"Një profet, po, e pse jo?
Njeri që rrezikon jo veç me fjalë
por, sidomos, me vepra,
me jetën vetë, ditë për ditë.
Profet është ai që vjen të na zgjojë
çka kemi më të mirë.
Në shpirt na ndikon dëshirën
të dalim nga vetvetja
e të rrahim flatrat drejt lartësish.
Na e shkul nga goja
gjuhën gënjeshtare.
E na dhuron gjuhë të re,
për t’i folur botës.
E sy të rinj,
për ta parë njeriun në zemër;
e veshë të rinj,
për të dëgjuar harmonitë e krijesës.
Syri i ri kur tjetrin e shikon
nuk pyet për ngjyrë lëkure.
E veshi i ri
di të dëgjojë tinguj të rinj.
Njeriu ulet rreth tryezës
ku shtrohen të gjithë:
edhe i huaji e i panjohuri.
Domethënë tjetri!
Profet është ai që hap një shteg
përtej nesh, përtej tjetrit.
E edhe ne na fton
ta kapërcejmë, pa frikë.
Profeti kthen zemrat e baballarëve
e i mbush plot dashuri për bijtë,
U jep rebelëve,
urtinë e të drejtëve.
Zotit i përgatitë një popull
të gatshëm për të ecur në shtigjet e tija”.







All the contents on this site are copyrighted ©.