(18.12.2009 RV)Është vjedhur gjatë natës së djeshme parrulla “Arbeit macht
frei” (Puna ju bën të lirë), që ishte shkruar në hyrje të kampit të përqëndrimit nazist
në Aushvic të Polonisë, konsideruar një nga simbolet më famëkeqe të genocidit kundër
hebrenjve. Policia po kërkon fajtorët. Është hera e parë që vidhet parrulla e punuar
dhe e vendosur aty nga të burgosurit e lagerit, me urdhër të nazistëve në vitin 1940.