2009-12-17 16:36:22

Papa ipeshkvijve biellorusë: katolikë e ortodoksë sëbashku për të dëshmuar Ungjillin në një shoqëri të shekullarizuar


(17.12.2009 RV)Para sfidave të shoqërisë bashkëkohore, Benedikti XVI e këshillon Kishën bjelloruse ta dëshmojë më mirë bashkimin, që mund të favorizojë marrëdhëniet me autoritetet civile, ekumenizmin dhe dialogun me kulturat e fetë e tjera. Urimi i Papës në fjalimin e paradites së sotme për ipeshkvijtë e Bjellorusisë, në vizitë “ad Limina” në Vatikan, ishte që prelatët ta ndjejnë përgjegjësinë e përbashkët në marrjen e vendimeve, sidomos para kërcënimeve të botës së shekullarizuar, të cilat i përjeton edhe Republika ish-sovjetike, pavarësisht se e sapodalë nga kthetrat e komunizmit. Sfidat që duhet të përballojnë bjellorusët janë të përbashkëta për të gjitha vendet ish-komuniste: ulja e lindjeve, brishtësia e familjeve, iluzioni se do të gjejnë një jetë më të mirë jashtë vendit të tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.