2009-12-17 16:49:44

Meshë e kryesuar nga Papa për 90-vjetorin e kardinalit Shpidlik


(17.12.2009 RV)Sot paradite, në Kapelën ‘Redemptoris Mater’, në Vatikan, Papa Benedikti XVI kremtoi Meshën me Bashkësinë e Qendrës “Aletti” të Romës, me rastin e 90-vjetorit të ditëlindjes së kardinalit Tomas Shpidlik. Gjatë homelisë, Ati i Shenjtë kujtoi jetën e mendimet e kardinalit, teolog jezuit, lindur më 17 dhjetor 1919 në Boshkovice të Moravisë (Çekosllovakia e atëhershme, sot Republika Çeke), i famshëm për studimet e tij të shumta mbi përshpirtërinë e Kishave të Lindjes. Ka theksuar gjithnjë “me zjarr e bindje të thellë – nënvizoi Benedikti XVI – se qendra e krejt Zbulesës është Zoti Trivetje dhe, si pasojë, njeriu i krijuar sipas shembëlltyrës së tij është në thelb një mister lirie e dashurie, që realizohet përmes bashkimit: përmes vetë mënyrës së ekzistencës së Zotit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.