2009-12-16 16:50:21

Iran: tension për një provë të re me raketa


(16.12.2009 RV)Acarohet sërish tensioni ndërmjet Iranit dhe Perëndimit, pas provës me raketa të paradites së sotme, organizuar nga Teherani. Fjala është për raketa me hedhje të gjatë, të cilat mund të arrijnë deri në Izrael e mund të godasin bazat ushtarake amerikane në Gjirin Persik e përtej. Dënim i menjëhershëm nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa Uashingtoni miratoi sanksione kundër kompanive të huaja që furnizojnë me benzinë Iranin.
Gjithnjë e më e nderë edhe gjendja brenda vendit të ajatollahëve. Kreu i magjistraturës iraniane ka deklaruar se ekzistojnë prova që liderët e opozitës kanë organizuar protestat kundër zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit. Ai paralajmëroi se sistemi gjyqësor mund të reagojë kundër tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.