2009-12-15 14:15:49

Rubrika “Shtigjeve të Krishtlindjes”: “Duhet të shkojmë të gjithë në Parriz”.


(15.12.2009 RV)Emisioni i gjashtëmbëdhjetë i rubrikës “Shtigjeve të Krishtlindjes” na kujton detyrën themelore që ka çdo i krishterë: “Të jetojë në mënyrë të tillë, që në fund të fundit t’i hapen portat e Parrizit. Por, si duhet jetuar, për të fituar lumturinë e amshuar?
 Jezusi, nga Ungjilli i Shën Mateut, na kujton:

“Me të vërtetë po ju them:
publikanët e gratë e përdala
kalojnë para jush në mbretëri të Hyjit.
Mt, 28-32


Krishti kalon mbi dhe e le pas,
gjurmë shenjte në udhë të mizërisë.
Po Zoti s’mendon si njeriu,
që s’mund të mos shkandullohet:
“Siii? Të gjithë paskan mundësi?
Cubat , bracat e deri të përdalat?
Po ky është shkandull, shkandull!
Ky Krishti është çmendur fare!
E sikur të jetë e vërtetë?
Sikur përsosuria
që nuk arrihet kurrë
pse tepër e vështirë,
të mund të arrihet?
Apo s’ka rëndësi se s’arrihet,
rëndësi ka të shkosh drejt saj?!
Shenjtëria nuk është
zbatim absolut i ligjit
Është ndjeti i mirë,
që zemrën ta rrëmben
e të nxit të sulmosh drejt majash.
Askush rrëzimit s’i shpëton.
Po ti duhet të ngrihesh përsëri
e ta rinisësh udhën.
Nuk ka rëndësi se shkon duke çaluar:
Të ecësh çalë- çalë,
s’do të thotë të biesh në mëkat.
Edhe duke çaluar,
mund të shkosh drejt e në Parriz!E mos u tremb nga faji yt:
e madhe është gjëma e mëkatit,
po është më e madhe,
fuqia e hirit.
Feja jonë:
jetë brenda varrit,
dritë brenda natës,
hir brenda shtatit mëkatar!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.