Kopenhagë: organizatat e krishtera dorëzojnë një mesazh për mbrojtjen e njerëzimit
nga ndryshimet klimaterike.
(13.12.2009 RV)Kryeipeshkvi anglikan Desmond Tutu i dorëzoi sot Ivo de Boer,
sekretar ekzekutiv i UNFCCC (Kombet e Bashkuara në kuadrin e Konventës për ndryshimet
klimaterike), një mesazh të organizatave të krishtera, që marrin pjesë në nismën
për mbrojtjen e ambientit, organizuar nga agjensitë e krishtera për zhvillimin. Po
sot, në orën 24, në katedralen e Kopenhagës u mbajt një kremtim ekumenik, në praninë
e kryeipeshkvit të Kantërburit, dr Rovan Uiljams. Në orën 15. 000 këmbanat e Kopenhagës
dhe të vendeve të tjera të botës ranë njëherësh, me 350 rrahje të vazhdueshme, simbol
i nivelit të sigurisë të dioksidit karbonik në atmosferë: 350 pjesë për një milion.