2009-12-12 18:00:50

Rubrika “Shtigjeve të Krishtlindjes”: “Secili ka vendin e vet”.


(12.12.2009 RV)Emisioni i trembëdhjetë i rubrikës “Shtigjeve të Krishtlindjes” kërkon që secili nga ne të zërë vendin e vet, të bëjë punën e vet, të flasë me zërin e vet kur duhet e si duhet, gjithnjë në pritje.

 
Ungjilli i Mateut na kujton se Zoti:
“Do të vijë e do të vërë çdo gjë në vend të vet”.
Mt. 17,10-13

“Secili, vendin e vet!
Në se nuk ke zënë një vend,
si mund të arrijë tek ti
Fjala e mishëruar?
Secili duhet ta ketë një vend,
një vend duhet ta gjejë.
Po s’pati vend secili,bota pështjellohet.
Fëmija formohet
veç në se gjen vendin e vet
mes mëmës e atit.
Nëna baba nuk bëhet
As ati, nënë.
Nuk mund ta zevendësojnë njëri-tjetrin.
S’ke zë, po nuk u ngule
në truall të fortë.
Po s’zure vendin tënd
në punë, në familje, në famulli.
Jezusi thoshte:
“Do të vijë Elia,
E në vend të vet
do ta vendosë gjithçka!”.
Ah, sa mirë do të ishte
të kishte ardhur tashmë,
që të mos biem në ngasje
për të zënë atë vend,
që s’na përket,
e botën për ta zhytur në pështjellim!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.