Kopenhagë: BE-ja impenjim për 7,2 miliardë ndihmë Vendeve të varfra.
(11.12.2009 RV)Bashkimi Evropian impenjohen për 7,2 miliardë ndihmë të menjëhershme
nga 2010 deri më 2012 për fondin “fast start” (nisje të shpejt) që synon t’i ndihmojë
Vendet më të varfra për t’i bërë ballë ndryshimeve klimaterike. Kështu kanë vendosur
liderët e BE-së. Ndërkohë dokumenti zyrtar i Konferencës së Kopenhagës parashikon
opsionin e rritjes së mesme të temperaturës mes 1,5 e 2 gradë. Më tutje palët duhet
të diskutojnë edhe mbi reduktimin global të emisionit nga një minimum prej 50% deri
në maksimum prej 95% deri në vitin 2050 për ta luftuar ngrohjen globale të planetit.