2009-12-11 16:48:14

Bërthamorja: Iran, Gejts, së shpejti sanksione të reja të rënda.


(11.12.2009 RV)Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts tha se pret nga bashkësia ndërkombëtare vendosjen e “sanksioneve të mëtejshme e domethënëse” kundër Iranin për programin e tij bërthamor. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’i mbështes të gjitha nismat e Këshillit të sigurimit të OKB-së nëse Irani do të vazhdojë të mos bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare mbi dosjen bërthamore. Kina e Rusia lidhur me sanksionet janë treguar më skeptike.
Gejts takon kryeministrin e Irakut Al Malikin në Bagdad. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, u takua sot me kryeministrin irakian, Nuri al Maliki. Gejts arriti në Irak gjatë ditës së djeshme për një vizitë dy ditore. Vizita e Gejtsit në Irak bëhet në javën, kur rreth 130 persona vdiqën e 500 të tjerë u plagosën nga një valë atentatesh në Bagdad. Atentatet ngritën pikëpyetje rreth aftësisë së forcave irakiane të sigurisë për t’u përballur me problemet e sigurisë në vend. Siç është paralajmëruar trupat amerikane do të tërhiqen nga Iraku vitin e ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.