2009-12-10 17:35:15

Presidenti i Turqisë për vizitë dyditore në Shqipëri


(10.12.2009 RV)Sot mbërrini për një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, me ftesë të Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi. Dy Presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e më pas do të drejtojnë bisedimet bilaterale mes delegacioneve ty Vendeve.
Në prani të dy Presidentëve do të nënshkruhet edhe Protokolli i Bashkëpunimit mes Ministrive të Punëve të Jashtme reciproke. Në përfundim, Presidenti Topi dhe Presidenti turk Gyl do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërsa ditën tjetër, dy Presidentët do të përshëndesin punimet e Forumit të Biznesit Shqiptaro Turk. Presidenti i Turqisë do të takohet me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Sali Berisha, si dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.







All the contents on this site are copyrighted ©.