(08.12.2009 RV)Emisioni ynë i nëntë i rubrikës “Shtigjeve të Krishtlindjes
është ftesë për të ‘Madhëruar Zotin’ së bashku me Virgjërën Mari. Është dita kushtuar
së Zënës pa Mëkat”, “së Papërlyerës”. Përsërisim me emocion këtë emër misterioz.
E përsërisin me mijëra besimtarë në të katër anët e botës, në shenjtërore e kapela,
në kasolle e shtëpi të krishtera. Kudo jeton një bashkësi katolike, sot nderohet Zoja
me këtë emër të mahnitshëm e të mrekullueshëm: “E Zëna pa Mëkat, Zoja e Papërlyer!”.
Ashtu si fëmija që ngre sytë tek fytyra e së ëmës e, duke e parë buzagaz, harron
çdo frikë e çdo dhimbje, kështu edhe ne, duke i sjellë sytë nga Maria, shikojmë në
fytyrën e saj ‘buzëqeshjen e Zotit”, pasqyrimin e panjollë të dritës hyjnore, gjejmë
në të shpresa të reja për t’i përballuar problemet e dramat e botës.
Ajo
na fton të flasim, për njerëz që nuk kanë zë. Jetën
ta rrezikojmë për ke e dron rrezikun.
Këtë na kujton
Ungjilli, kur përsërit pyetjen e drojtur, që Vasha i bën Engjëllit:
“Si
është e mundur? Unë nuk njoh burrë?”. Lk 1, 26-38
"Maria
s’u shtang, kur dëgjoi, një Fjalë që askush para saj s’e kishte dëgjuar, e
s’do ta dëgjonte as më pas. Madhëroi Perëndinë. Në Shëlbuesin galdoi e veshin
fort ia vuri zërit të Engjëllit, që Fjalën t’ia kuptonte deri në fund. E e kuptoi: Ai
sytë i kishte prirë mbi përvujtëri të shërbëtores së vet. E punë të mëdhá do
të kryente në parzëm të saj të kulluar. Guxoi Maria e pyeti: “Si është
e mundur? Unë nuk njoh burrë!”. “Në ty do të zbresë Shpirti Shenjt, mbi
ty do të shtrijë hijen e vet pushteti i të lartit Zot - tha Engjëlli e flatrat
rishtas rrahu drejt rrathëve të qiellit. E Fjala u bë njeri; Njeriu u gëzua si
gjethi i njomë në puhi Fjala e mësoi nga palca e urrejtjes me dalë, si bima
nga fara në pranverë".