Atë Jeger: mbi statusin e Jeruzalemit vendos bashkësia ndërkombëtare
(09.12.2009 RV)Kthehet në plan
të parë të politikës ndërkombëtare çështja e statusit të Jeruzalemit. Bashkimi Evropian
kërkoi dje që “Qyteti i Shenjtë” për hebrenjtë, të krishterët e myslimanët, të bëhet
kryeqyteti i ardhshëm i dy shteteve, atij palestinez e atij izraelit. Por propozimi
nuk u pëlqen asnjërës prej palëve. Në mikrofonin tonë flet atë David Jeger, ekspert
i gjendjes në Tokën Shenjte: Rezolutat e Kombeve të Bashkuara ia rezervojnë
vendimin përfundimtar për statusin e Jeruzalemit bashkësisë ndërkombëtare, për të
qenë kështu të sigurtë se do të ruhen vlerat, të drejtat e interesat e ligjshme të
qytetit, mbrojtja e të cilave nuk është e thënë të bëhet nga dy shtetet e interesuara.Selia
e Shenjtë e ka mbështetur gjithnjë këtë orientim dhe shpreson që Jeruzalemi të ketë
një status të veçantë, që të njihet nga Bashkësia Ndërkombëtare. Kjo kërkon një mjet
juridik ndërkombëtar që duhet t’i kapërcejë marrëveshjet dypalëshe: të mbrojë lirinë
e fesë e të ndërgjegjes; të sigurojë të njëjtin status juridik për të tria fetë monoteiste,
për institucionet dhe ndjekësit e tyre; të mbrojë karakterin e veçantë të Jeruzalemit
dhe vendet e shenjta… Sido që të jetë, Izraeli dhe Palestina nuk mund të kenë pushtet
mbi Jeruzalemin derisa të mos pranojnë Kombet e Bashkuara dhe të mos respektojnë planin
e bashkësisë ndërkombëtare për atë vend.