2009-12-08 18:57:20

Papa lutët para Zojës së Papërlyer në sheshin e Spanjës në Romë e pohon: dashuria ndaj tjetrit mund ta ndryshojë shoqërinë tonë, po kjo për mediat nuk është lajm sensacional.


(08.12.2009 RV)Duke përfunduar fjalimin e tij gjatë kremtimit të festës së Zojës së Papërlyer në Sheshin e Spanjës në Romë, Papa Benedikti XVI deshi t’u “bënte homazhe publike” shumë personave që në forma të ndryshme janë të impenjuar për “t’iu përgjigjur së keqes me të mirën”, duke nënvizuar, me një kritik të mëtejshme ndaj mediave që “rrallë herë janë lajm sensacional”.
Papa foli për “të gjithë ata njerëz që në heshtje, jo me fjalë por me vepra, orvaten ta zbatojnë ligjin ungjillor të dashurisë, që e çojnë përpara botën.
Janë shumë, edhe këtu në Romë, e rrallë herë bëjnë jehonë, e veprat e tyre të dashurisë nuk janë lajm me interes për mediat. Janë burra e gra të çdo moshe, që e kanë kuptuar se nuk shërben asgjë të dënosh, të ankohesh, të hakmerresh, por ja vlen t’i përgjigjes së keqes me të mirën, urrejtjes me dashuri. Kjo i ndryshon sendet; apo më mirë i ndryshon njerëzit e, si pasojë, e përmirëson shoqërinë”.
Prandaj Papa i ftoi romakët e të gjithë njerëzit vullnet mirë, ta dëgjojnë zërin e Marisë Virgjër, “derisa jemi të zënë me veprimtarinë e përditshme”, ta dëgjojmë zërin që fton t’i ndryshojmë gjërat “duke u nisur nga zemra jote e nga jeta jote personale! E qyteti - përfundoi Papa - do të jetë më i bukur, më i krishterë, më njerëzor”.







All the contents on this site are copyrighted ©.