2009-12-08 17:30:55

Nderimi i Atit të Shenjtë Benediktit XVI ndaj Zojën e Papërlyer në Sheshin e Spanjës, në Romë.


(08.12.2009 RV)Po sot pasdite Papa Racinger, sikurse është traditë tashmë çdo 8 dhjetor, shkoi në Sheshin e Spanjës, një nga më të famshmit e Romës, mbushur plot me besimtarë, për të nderuar Zojën e Papërlyer, vendosur në majë të një obelisku mjaft të lartë, shprehje e devocionit popullor që ka zënë rrënjë që me Piun XII.
Solemniteti i Virgjërës së Papërlyer është pjesë e Kohës së Ardhjes së Tenzot, të Krishtlindjes, pra. Por çfarë kremton Kisha sot, në këtë ditë të veçantë? Në mirkrofonin tonë flet Atë Alberto Valentini, monfortan, biblist, docent i mariologjisë pranë universitetit papnor Marianum në Romë. Ta dëgjojmë:

Përgjigje: Sot kremtohet fuqia e hirit të Tenzot: Maria është hiri i pastër, është thjeshtë dhanti e Zotit.

Pyetje: “E Papërlyera”. Ç’do të thotë ky titull për gruan moderne, për gruan e mijëvjeçarit të tretë?

Përgjigje: Do të thotë “e pa njollë”. Si gjithmonë hiri i Tenzot e shndërron jetën tonë. Aty ku është i pranishëm Zoti, jo vetëm kthehemi në gjendjen fillestare të bukurisë e të mirësisë të projektit të Zotit, por arrijmë edhe plotësimin e veprës sonë në Krishtin. Mendoj se gruaja e sotme po zbulon gjithmonë e më shumë Marinë si pikë referimi, si person të pacënuar, që e di vendin e saj në jetë dhe mbi të gjitha si një person që tha një “po” prej të cilit varet fati i të gjithë neve...







All the contents on this site are copyrighted ©.