2009-12-07 18:31:56

Rubrika “Shtigjeve të Krishtlindjes”: “Fitorja e Zotit”.


(07.12.2009 RV)Në emisionin tonë të tetë “Shtigjeve të Krishtlindjes”, Profeti i Besëlidhjes së Vjetër, Isaia, na e tregon me gisht Zotin që vjen:
“Ja Hyji juaj! Erdhi ahmarrja!
Ia behi shpagimi i Hyjit
Ai vetë do të vijë t’ju shëlbojë!”.
Is. 35.10
E koha ia përcjell kohës e dita-ditës, jehonën e lajmit. Është Lajmi i ri, i mirë: “Ai vetë po vjen të na shëlbojë”:

“Jeta rri varë
mes moslejimit të Ligjit
e fjalës, ‘ndërmjet”.
E shi kjo fjalë,
rrugët ia hapi Fjalës.
Një Fjale të thënë
Ndërmjet dy vetëve:
Ndërmjet njeriut e Hyjnisë”.

 
“Ja se po mbërrin fitorja e Zotit!
Po ti mos beso se vjen për të marrë hak,
për të ndëshkuar,
e për të mos lënë
pas vetes gur mbi gur!
Ai vjen të na shpëtojë!
Fitorja e Zotit shpëtim është për ne:
të vegjëlit, të përvujtët, të mjerët.
Shpëtim për gjithë botën
që në shekuj rri e pret
një shenjë, një dritë.
një kohë mesianike.
Ja, të verbërit po shohin
e të çalët vrapojnë
si kaproj.
Të rendim pra, dhe ne,
të gjithë drejt Shpellës së dritës!
Mos kini frikë!
Fjala rikthehet,
Fjala u kthye.
Krishti është fare pranë.
Dita shtyn tjetrën
drejt Shpellës së Betlehemit!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.