Papa do të takohet të premten me kard. Brady e kryeipeshkvin e Dublinit: në qendër
të bisedimeve situata e dhembshme e Kishës në Irlandë
(07.12.2009 RV)Ati i Shenjtë Benedikti XVI ka ftuar për një takim në Vatikan
për të premten e ardhshme me 11 dhjetor presidentin e Konferencës Ipeshkvnore të Irlandës
kardinalin Brady e kryeipeshkvin e Dublinit, imzot Diarmuid Martin, për t’u informuar
e për të shqyrtuar situatën e dheshme të Kishës në Irlandë krijuar nga shkandulli
i abuzimeve seksuale e të rasteve të pedofilisë, që ka goditur Kishës në Vend, pas
botimit të kohëve të fundit të “Murphy Commission Report” lidhur me keqpërdorimet
seksuale nga ana e kleri të kryedioqezës së Dublinit. Kështu njoftoi sot zëdhënësi
i Selisë së Shenjtë Atë Federiko Lombardi. Në takim të Papës me kardinalin irlandezë
Brady, kryeipeshkvin e Dublinit imzot Martin do të marrin pjesë edhe përgjegjësit
e Kongregatave të Kuries Romake kompetente për argumentin si dhe Nunci në Irlandë.