2009-12-04 18:21:01

Somalia tronditet rëndë nga atentati në një hotel të Mogadishos.


(04.12.2009 RV)Rikthehet dhuna në Somali, pas një shpërthimi bredna një hoteli të Mogadishos, ndërsa vijonte ceremonia, organizuar me rastin e dorëzimit të një diplome, në praninë e shumë autoriteteve qeveritare. Ndërmjet më se 20 të vdekurve, shumica studentë, janë edhe tre ministra të qeverisë federale somaleze të tranzicionit. Vëmendja e organeve të hetuesisë është përqendruar kryesisht tek muhaxhedinët e rinj të partisë islamike somaleze.
Akuzë e re kjo kundër fanatikëve islamikë, që mendohet të jenë autorët e këtij atentati, i cili e thellon më tej atmosferën e pasigurisë në Somali.







All the contents on this site are copyrighted ©.