2009-12-04 18:21:29

Rubrika “Shtigjeve të Krishtlindjes”: “Sytë e fesë”.


(04.12.2009 RV)Ditët kalojnë me shpejtësi njëra pas tjetrës e ne arrijmë sot tek emisioni i pestë i rubrikës “Shtigjeve të Krishtlindjes” 2009. Titullohet “Sytë e fesë” e tingëllon si lutje e zjarrtë e njeriut drejtuar Zotit, pa pyetur për talljet e për mohimin e turmës: “Na i hap sytë tanë, o Zot, e hapi zemrat tona, të mos shikojmë vetëm vetveten, por edhe atë që e kemi pranë”.

E na kujton se duhet të ecim me kohën, duke mos mbetur tek ajo që:

“Dje ishte e bukur,
po dje ishte dje e sot është sot.
Sot duhet të krijojmë gjëra të reja”.

 
Ndërsa nga Ungjilli, zëri i Zotit premton:

“U bëftë sipas besimit tuaj!”.
(Mt. 27-3)

 
"Kur fati na braktis
e larg prej nesh shtegton,
duhet të vrapojmë pas tij,
e ta kërkojmë e ta gjejmë.
Ata ishin në terr të verbër,
syri u shihte veç hije
e dita shtynte ditën
drejt shpellës së vdekjes.
S’u shihte syri,
po u shihte zemra.
Pa pyetur fare për turmën
që shtyhej rreth Mësuesit,
besuan me gjithë zemër;
me zemër në dorë
dëshiruan ta takojnë!
Shtegtonin si lypës.
Kish zgjatur tepër rrugëtimi i tyre
mes jetës e vdekjes,
deri tek britma:
“Ki mëshirë për ne, o Zot!”,
a pyetur për talljet e turmës
e përmes saj
arritën tek Ai.
Ju lutën: “Na i hap sytë tanë, o Zot
e hapi zemrat tona
që të shohim pakëz dritë;
terrinat davariti
që tjetrin s’na lenë ta shikojmë.
Ti hirin na e jep të jetojmë
si bijtë e tu në këtë botë
Mallkimin e mëkatit na e shlyej,
na i fal fajet tona
a fajet e etërve!
Na i hap horizontet, o Zot
e dritën tënde ndaloje,
në sy të njeriut pa dritë!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.