2009-12-04 18:20:34

Kardinali Bertone në Pallatin Madama për paraqitjen e një libri kushtuar Kishës katolike dhe Shtetit në Itali.


(04.12.2009 RV)“Me aktet parlamentare të cilat nga viti 1914 deri më 1984 çuan në modifikimin e Konkordatit Lateranens, u arrit mirëkuptimi, që shpreh njohjen e përmasës shoqërore e publike të faktit fetar e, prej këndej, identitetin e thellë të popullit italian”. Kështu u shpreh dje Kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, në Pallatin romak Madama, gjatë takimit për paraqitjen e librit “Kisha dhe Shteti në Itali, nga Lufta e Madhe, tek Konkordati”, shkruar nga Roberto Pertiçi. Ky libër i ri, në të cilin përshkruhet puna e Dhomës dhe e Senatit italian deri në Rishikimin e Pakteve Lateranense, na kujton edhe vlerën historike e kulturore të simboleve fetare.







All the contents on this site are copyrighted ©.