2009-12-03 11:40:49

Rubrika “Shtigjeve të Krishtlindjes”: “Ndihmo vetveten, që të të ndihmojë edhe qielli”.


(03.12.2009 RV)RealAudioMP3 Emisioni i katërt i rubrikës “Shtigjeve të Krishtlindjes” na kujton një ftesë sa realiste, aq aktuale: njeriu nuk mund të rrojë vetëm duke u lutur, pa bërë as përpjekjen më të vogël për ta vënë në jetë urdhërin, që pati dhënë Zoti, kur krijoi mashkull e femër: “Shtohuni e shumojuni e mbusheni tokën e sundojeni atë! Bëhuni sunduesit e peshqve të detit, të shpendëve të qiellit dhe të çdo gjallese që lëviz përmbi tokë!”.

Ungjilli na kujton:
“Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë pritet e qitet në zjarr. Jo secili që më thotë: “Zot, o Zot!’ do të hyjë në mbretërinë e qiellit”
Mt. 7, 19-21

Ndërsa një këngë e vjetër popullore shqiptare, e shpreh kështu këtë domosdoshmëri të njeriut, duke i vënë fjalët në gojën e Zotit: “Përpiquni dhe vetë/ Se unë do t’ju ndih/ Mos thoni dyke ndenjur/ Shpëtona Perëndi!”.

“Shtëpia jote është, pak a shumë, historia jote.
Lartohet me kohë e durim.
Ndërton mure e shpresa,
jo pa mundim, sigurisht.
Dërsin, por edhe mëson,
kundron, krijon, gëzon!
Zbulon sende, ligje e doke të tjera.
Mos e kalo, prandaj, kohën
me sytë përpjetë, drejt qiellit.
E mos u hiq zvarrë nëpër jetë
Si re e shqetësuar në kalim.
Përpiqu të ndërrosh trajtë,
jo ngjyrë.
Pa e harruar tokën,
ec krah për krah me kohën.
Rreziko, guxo, dëshiro!
E mos gabo të mbyllesh,
pas gardhit tënd,
ku ndjehesh i sigurtë.
Në dy kapakë
ti hapja derën
tjetrit e të tjerëve,
Atëherë qielli vetë
do të zbresë nën strehën tënde
e do të banojë me ty!”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.