2009-12-03 15:32:40

Janullatos në Romë: nesër takohet me Papën


(03.12.2009 RV)Filloi sot në Romë, vizita e delegacionit të Kishës ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, i cili nesër do të takohet në Vatikan me Papën Benedikti XVI. Në krye të delegacionit është kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe krejt Shqipërisë, Anstasios Janullatos, i shoqëruar nga Mitropoliti i Korçës, nga peshkopët e Apollonisë e të Krujës e nga të tjerë. Delegacioni do të zhvillojë takime edhe me krerët e Këshillit Papnor për nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve dhe do të vizitojë vendet e kultit në kryeqytetin italian. Më 8 dhjetor, delegacioni do të largohet nga Roma.








All the contents on this site are copyrighted ©.