2009-12-02 19:19:52

Ipeshkvi i Adis Abebës: bashkësia ndërkombëtare ta ndihmojë Etiopinë në luftën kundër varfërisë.


(02.12.2009 RV)RealAudioMP3 Përfundoi, të hënën e kaluar, në Adis Abeba të Etiopisë, Kongresi III Ndërkombëtar i Dermatologjisë, kushtuar sëmundjeve tropikale dhe popujve e njerëzve të harruar, organizuar nga Instituti kombëtar për shëndetin e emigrantëve dhe për luftën kundër sëmundjeve e varfërisë (INMP), drejtuar nga profesor Aldo Morrone, në bashkëpunim me Ministrinë italiane të Punëve të Brendshme. Globalizimi dëshmon se sëmundjet, në dukje të harruara në perëndim, si turberkulozi, malaria e gërbula, por rikthehen në Evropë, për shkak të lëvizjes së pareshtur të popujve e të mallrave. E këto sëmundje, në shumë raste, e bllokojnë zhvillimin shoqëror të vendeve të ndryshme, posaçërisht atyre afrikane. Një muaj pas përfundimit të Sinodit të Ipeshkvijve për Afrikën, kryeipeshkvi katolik i Adis Abebës, imzot Berhanjezus Demerev Surafiel, kryetar i Konferencës ipeshkvnore të Etiopisë, shprehet kështu, në mikofonin e Radio Vatikanit:

Përgjigje: - Sinodi në Romë përfundoi, por mund të themi se filloi në Afrikë. Temat e Sinodit ishin pajtimi, drejtësia e paqja. Pajtimi, këtu në Afrikë, është i nevojshëm, ashtu si janë të nevojshme edhe drejtësia e paqja. Por, sipas nesh, paqen, drejtësinë e pajtimin mund të na i sjellë vetëm Zoti Jezus: vetëm nga ai mund ta mësojmë të vërtetën. Kur u kthyem këtu, i porositëm besimtarët t’i kërkojnë Zotit më shumë besim, më shumë shpresë, më shumë dashuri. Por sidomos, shpresë: këtu, në Afrikë, nuk ka vetëm varfëri materiale, por edhe vuajtje, sepse një pjesë e mirë e njerëzve janë të plagosur thellë nga konfliktet. Prandaj shpresë e dashuri kërkojmë nga besimtarët tanë, të cilët duhet të jenë kripë e dritë e kësaj toke, që tepër shpesh është vënë në shënjestër të errësirës, me pasojë ikjen në masë të të rinjve së vendit në drejtim të Lindjes së Mesme, ku ndërrojnë emrat e krishterë me emra myslimanë. Varfëria rrezikon ta shtyjë popullin t’i mohojë deri rrënjët e veta të krishtera!
 







All the contents on this site are copyrighted ©.