2009-12-02 18:22:06

25 vjet më parë tragjedia e Bopalit


(02.12.2009 RV)25 vjet më parë, në natën ndërmjet 2 e 3 dhjetorit 1984, dhjetra mijëra banorët e Bopalit, qytet në Indinë qendrore, u zgjuan nën një re tymi toksik shkaktuar nga derdhja e 40 tonelatave të një substance të rrezikshme kimike jashtë nga çisterna e impiantit Union Carbide (Bashkimi i Karbitit) e një firme të fuqishme amerikane. Brenda pak ditëve, tymi, përbërja e të cilit nuk është bërë kurrë e ditur, vrau nga 7 në 10 mijë persona. 15 mijë të tjerë gjetën vdekjen në vitet e mëpasme, por një numër më i madh, i panjohur deri më sot, vuan nga tumore, patologji të lindura e sëmundje kronike në sy, gjak e mushkëri. Sipas Amnesty International, mëse 100 mijë vetë që jetojnë afër vendit të impiantit kanë pësuar dëme të pakthyeshme shëndetësore. Një studim i botuar dje nënvizon se edhe 3 km larg nga fabrika, uji përmban pesticide në masën 40 herë më të lartë se standarti, por qeveria e Nju Delhit mohon kategorikisht.








All the contents on this site are copyrighted ©.