2009-12-01 16:15:32

Sot në gjithë Botën kremtohet Dita Botërore kundër sëmundjes së SIDA-ës. Kisha Katolike vazhdon të jetë përkrah të sëmurëve.


(01.12.2009 RV)RealAudioMP3 “Të reagohet kundër çdo forme diskriminimi që lidhet me sëmundjen e SIDA-ës dhe të impenjohemi të arrijmë brenda 2010 mundësinë për parandalimin e kësaj sëmundjeje.” Kështu shprehet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun në mesazhin e tij me rastin e kësaj dite ndërkombëtare. Sipas raportit të përvitshëm të OKB-së mbi këtë sëmundje të infekuarit janë 33,4 milionë dhe çdo vit ka 7400 raste të reja. Afrika subsahariane mbetet zona më e goditur me 22 milionë të sëmurë me këtë virus. “Kisha, - nënvizoi Papa Benedikti XVI gjatë Lutjes së Engjëllit të Tenzot të dielën që shkoi, - nuk resht kurrë së vepruari për të luftuar SIDA-ën”. Një impenjim i përditshëm ky që nuk lë pas dore promovimin e dinjitetit të njeriut.
Pikërisht këto kohët e fundit Ipeshkvijtë afrikanë denoncuan se për shumë qeveri dhe organizata ndërkombëtare lufta kundër SIDA-ës nuk është më parësore duke patur parasysh krizën ekonomike. Por, siç thamë ajo mbetet parësore për Kishën Katolike. E jo vetëm me fjalë. Shifrat flasin qartë. Në Afrikë institutet katolike që ndihmojnë të infektuarit veprojnë në më shumë se një mijë spitale dhe pesë mijë klinika. Janë më se 800 jetimoret katolike për fëmijë të sëmurë me SIDA. E për t’i rënë shkurt, rreth 40 përqind e të gjitha kurave për SIDA-n në Afrikë garantohen nga entet katolike.
Në vijën e parë të luftës kundër kësaj sëmundjeje mbetet, që prej 20 vjetësh, Karitasi Ndërkombëtar, që pikërisht këto ditë bëri thirrje për kura që iu duhen garantuar fëmijëve të infektuar. Por për një reflektim mbi impenjimin e Kishës në këtë fushë, në mikrofonin tonë flet Imzot Robert Vitilo, këshilltar i posaçëm për SIDA-ën i Karitasit Ndërkombëtar:


Përgjigje: Kisha është gjithmonë shumë pranë personave që vuajnë më shumë. Shifrat që u bënë të njohura nga OKB-ja tregojnë se më shumë se 2 milionë vetë janë infektuar vetëm gjatë 2008-ës. Kjo do të thotë pra, se duhet t’i përkushtohemi më tepër parandalimit të kësaj sëmundjeje.

Pyetje: A mund të themi se Kisha është e para në luftën kundër SIDA-ës?

Përgjigje: Sigurisht. Kisha është shumë, shumë e impenjuar në shumë vende. Ajo merret me shumicën e mjekimeve. Gjithashtu është e impenjuar në edukimin e njerëzve dhe në parandalimin e kësaj sëmundjeje.







All the contents on this site are copyrighted ©.