2009-11-30 18:03:33

Jo minareve në Zvicër: kritika nga Kisha dhe nga BE-ja


(30.11.2009 RV)RealAudioMP3 Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian shprehu sot keqardhjen e saj për referendumin e djeshëm, me anë të të cilit zviceranët ndaluan ndërtimin e minareve të reja në territorin e tyre. 57,5% e votuesve janë dakord që të ndërtohen xhami, por pa minare. Autoritetet politike shpejtuan të sqarojnë se kjo nuk do të thotë refuzim për bashkësinë myslimane, por për ipeshkvijtë e Zvicrës kjo është një goditje e fortë kundër integrimit dhe lirisë së fesë. Të dëgjojmë opinionin e sekretarit të përgjithshëm të Konferencës Ipeshkvnore zvicerane, imzot Feliks Gmyr:
Ipeshkvijtë nuk janë të kënaqur, është një goditje kundër lirisë së fesë. Koncili II i Vatikanit thotë qartë se të gjitha fetë kanë të drejtë të ndërtojnë vendet e tyre të kultit e minareja është vend kulti. Është një dëm i madh për integrimin e atyre që jetojnë në Zvicër.
Pse u arrit në këtë pikë?
Sepse njerëzit kanë frikë prej atyre që vijnë nga larg, prej atyre që nuk kuptohen. Pastaj ka pasur një propagandë shumë të fuqishme, nuk folën vetëm për minaretë, por për ekstremistët… Prandaj, njerëzit kanë frikë e mbyllen në vetvete.
Si mund të kapërcehet frika, për t’i ndryshuar gjërat?
Kapërcehet kur jetohet sëbashku, sepse në Bazèl, qytet ku përqindja e myslimanëve është më e madhja në Zvicër, e refuzuan këtë nismë. Edhe në Gjenevë, ku ka shumë myslimanë. Kanë ndaluar ndërtimin e minareve sidomos në kantonet ku ka pak myslimanë. Gjithnjë e njëjta situatë: kush nuk njihet, refuzohet.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.