2009-11-30 18:04:52

Irani do të ndërtojë edhe 10 centrale të reja bërthamore


(30.11.2009 RV)RealAudioMP3 Zgjoi reagime zinxhir deklarata e djeshme e Iranit lidhur me ndërtimin e 10 centraleve të reja bërthamore për pasurimin e uraniumit. Shiu i kritikave ra mbi Teheranin, duke filluar nga SHBA-të e deri tek Rusia. Të dëgjojmë opinionin e gazetarit e shkrimtarit iranian, Bizhan Zarmandili:
Politika tërhiq e mos këput e qeverisë iraniane mbi çështjen bërthamore do të vazhdojë ndoshta edhe për disa javë. Brenda dhjetorit skadon koha, që i është dhënë Iranit për të përcaktuar përfundimisht planin e vet bërthamor, pas së cilës mund të fillojnë edhe sanksionet. Duhet parë nëse sfida iraniane do të jetë preludi i konçesionit përfundimtar për energjinë bërthamore, apo ngurtësimi pas të cilit fillojnë sanksionet. A do të jetë në gjendje Irani të përballojë krizën e rëndë ekonomike e të vazhdojë rrugën e nisur? Gjithashtu, a do të mbajnë të njëjtin qëndrim të gjitha komponentet e regjimit iranian?
 







All the contents on this site are copyrighted ©.