2009-11-28 15:59:48

Shenjtorët e javës sipas Kalendarit kishtar:


(28.11.2009 RV)RealAudioMP3 Të dielën, 29 nëntor, Kisha katolike kremton të Dielën I të Kohës së Ardhjes e po më 29 nëntor festojmë shën Saturninon, martir e të Lumin Dioniz të Lindjes së Krishtit. Eja o Zot Jezus! T’i lirojmë zemrat nga gjithçka i rëndon.
Të hënën më 30 nëntor kalendari Kishtar përkujton Shën Andreun Apostull, shën Klementin I, Papë e martir e shën Kolumbanin abat.
Të martën e ardhshme më 1 dhjetor do të kremtohet festa e Shën Eligjit, ipeshkëv i Lionit dhe Shën Naumit, profet, që na kujtojnë se Jezusi vjen për çdo njeri, për çdo popull: të përgatitemi, prandaj, për ta takuar me gëzim.
Të mërkurën më 2 dhjetor, në atmosferën e thirrjes së Psalmistit: ‘Eja, o Zot, mbret i drejtësisë e i paqes”, do të përkujtohen Shën Bibiana, matronë romake; Shën Pimeni, martir e Shën Silvestri, papë.
Të enjten më 3 dhjetor është festa e Shën Françesk Saverit, meshtar jezuit, apostull i Indisë, pajtor i misioneve. Na kujton se kumtimi ynë i krishterë bëhet i besueshëm, kur e dëshmojmë Krishtin me çdo çast të jetës sonë. Dëshmi, jo fjalë, kërkon nga ne Zoti që vjen!
Në liturgjinë e së premtes më 4 dhjetor, Shën Gjon Damasheni, meshtar e dijetar i Kishës e Shën Barbara, martire, na ftojnë që jo vetëm t’i dëgjojmë fjalët e Jezusit, por edhe e sidomos t’i vemë në jetë.
Të shtunën më 5 dhjetor - festa e Shën Sabës abat, na kujton se duhet të jetojmë me bindjen se kushti kryesor për ta përhapur praninë e Zotit në botë, është të besosh me gjithë zemër në Të.
Të dielën e ardhshme më 6 dhjetor Kisha kremton të dielën e 2-të kohës së Ardhjes e po më 6 dhjetor kalendari Kishtar na propozon shembullin e Shën Nikollës së Barit, ipeshkëv i Mirës. Shenjti mrekullibërës na kujton se kur jemi të lodhur e të këputur, si delet pa bari, duhet t’i lutemi Hyjit të na dërgojë prijës të drejtë, të cilët na çojnë drejt Zotit që po vjen!










All the contents on this site are copyrighted ©.