(28.11.2009 RV)LIRIKA E P.GJERGJ FISHTES; BOTIM ANASTATIK: Pervjetori
i të ngrehunit të flamurit të pamvarsís në vend qi me kenë ditë gëzimit per Poetin
âsht ditë vajit e ankimit. Dasít e anmiqsít në mes të vehtjevet të jetës politike
shqyptare e të krahinavet të ndryshme, të shitunt e shum Shqyptarve propagandës së
huej e deri luftat vëllaznore janë historija e atij vjeti. Nji notë karakteristike
malinkonije prandej e rrëmben Zanen e Fishtës, e cilla ankon, mjerohet, brigon, nzitë
e shpreson, per me mujtë me trandë e me prekë zęmren e Shqyptarvet, tue i drejtue
kah atdhedashunija e vertetë. Kanga kje botue së pari në “Hylli i Drites.” Dhetuer
1913 në rasë të kryevjetorit të të ngrehunit të flamurit. 1 Oj
Zanë, t’këndojm... t’vajtojm, deshta me thânun; Pse sod ditë kanget s’âsht per
mue e tye. Po ç’gzim kjo ditë nč mundet me na dhânun, Kúr, qe, mbas njě motmoti
q’i u pelqye Europës Shqyptarin zot n’shpi t’vet me e lânun E kúj, posë Hyut,
m’ketë jetë mos me i sherbye, Shqyptari i dám prap me vedvedi gjindet E shk’
âsht mâ zí, prej vedit edhč s’bindet ?... 2 E ků kjo punë kisht’ ndodhë
posë se n’Shqypní, Qi ‘i popull, s’parit dalun prej robnimit, Per nji motmot
të rrijë ai n’anarkí E t’bâhet prralla e gazi i rruzullimit, Ke i zoti s’âsht
ai sod m’u vű m’hullí, Edhč me u thânë anmiqve e t’tânë njerzimit: “Un ktú sundoj
! M’ketë shkamb mue m’vűni Zoti, E kndej nuk luej, pa u shuemun stina e moti” ?! 3 Ah
! t’mjerët na, t’mjerët ! E sod, me ‘i pecë të kuqe E me ‘i orrl duem qi Shqyptarija
e mjera T’dalë vedit n’dritë, si vedit çilë n’bubuqe Nji drandofille e njomë,
kúr kthen prendvera... Jo, jo, Shqyptarë! Por bânje flamrin duqe E zhytnje n’Drî
t’mos t’ a zhvillojë kurr era. Flamrin kombtár nuk ka shka bân nder né, Po kje
se dashtuní nuk kem’ p’r Atdhč! 4 E, drue dashtní p’r Atdhč nuk ka Shqyptari; Me
gjasë, s’çán kryet Shqyptari per kómb t’vet, As per njatë gjuhë të ambel qi i la
i Pari, As pse Shqypnija n’vedi u bâ sod shtet; Pse e shoh se veç atje, kű xhixhllon
ari Pa frymë e tue dihatun vrap ai nget: Si Krishtin shiti juda Iskarjotë, Drue
Atdheu nder né po shitet p’r ‘i zallotë... 5 A thue mos fola keq ?...
Po lypi t’falun; Perse ktű vetë me fye nuk due kurrkendin. E pse âsht mirë fjalen
n’zemer t’frŷt m’e ndalun, Por njai, qi të liruem me e pasë s’do vendin, A prej
se s’mundet vetë m’shkamb t’naltë me dalun, A prej se tjervet s’don m’u a lshuemun
rendin A thue ai s’âsht Judë ? Po, kambë e krye Iskariota!, E prŕ, ksi nipash
ka ‘dhč shum Kastriota... 6 E po p’r ata, qi, zyre e nderë harrue, Qi,
marre e turp kaherë flakrue mbas shpinet, M’visŕr t’Atdheut me t’huejë shkojn tue
tregtue (Kush ndŷt mbas Frankut rręjtë, kush mbas Sterlinet Kush pse Dinari
teper i âsht lakmue), E Atdhén prej s’huejësh me e qitun duen bashtinet, Thue
edhč per ta ndokuj do t’i hijë çudia, Kúr thom, se nuk janë tjeter, veç se Juda?... 7 Po,
Juda janë, e gjinde janë tradhtare, Porsi njata, qi n’mend prej s’huejësh mahitun, Varzat
e djelmt, - e para uzdajë shqyptare – Me ndiesí t’hueja n’shkollë i çojn me i rritun, Tue
lŕnë mbas doret t’amblen gjuhe amtare, Pa t’cillen kombi s’mundet n’dritë me u
qitun; E me çakrrija t’mbetna shkret mbas tregut, E lânë me u rręjtë nipnín
e Skanderbegut. 8 O Skanderbeg Kastrijota! O rrfé mizore! Serbjani
i mnishem, po, ke votra pshtetun, Nipavet t’vet u flet m’lahutë zâtore, Sá forcë
e anmikut pît nen shpatë t’ka mbetun: Por nipat t’ú n’Shqypni sod nder msojtore, (Kű
gjuha shqype hin si fmij i gjetun…) As ęmni, ndoshta, nuk e dijn si t’quhet; Pse
tjerë fatosa atŷ me zânë u duhet. 9 Veç po; njat’ęmen t’and t’bekuem,
t’madhnueshem, Si t’huejë, si nipa t’ú, dijm me t’a quejtun, Kúr ndonji lâsh
dobijet fort t’ngatrrueshem Me tę duem me zhgatrrue, e kúr me vuejtun Duem ndonji
kundershtim, qi n’vend t’naltueshem S’na lęn m’u kapë mbas dshirit t’onë të pruejtun: Nen
ęmen t’and, po, t’gjith atë herë na strukmi, Kúr atdhetarë n’sŷ t’kombit duem qi
t’dukmi. 10 Ah! Jo; kangë gzimit sod, moj Zanë, nuk due! Sod un due
qi kah fjalët e mija t’dalin, Si rrkajë Vulkanit t’shkojn tue gurgullue: T’
shkojn tue therun, si thika qi thér djalin E vetem ambel m’prehen t’nanës pushue: T’bumbullojn,
po, si rrfeja, qi trandë malin; Pse teper keq Shqypnija e ngratë ka ngelun, Teper
pa nderë pse nâmi i saj âsht shkelun. 11 Oh váj! Oh kob! Oh marre e
turp per né! Sot sheklli mbarë prír synin prej Shqyptarvet, Me pá si perkujdesmi
per Atdhé; E si u dishmojm me punë na kundershtarvet Se jemi t’zott me u lidhë
me besë e fé Edhč vetë me sundue vendin e t’Parvet: E na, harű e si polipa deti, Veç
hapim syt me shkye ndo ‘i send per veti!... 12 Shqyptarë! Shqyptarë!
Ndigjoni, pashi Zotin! Pa jú kurr s’mundet n’dritë me dalë Shqypnija: A thue,
prá, n’terr po e lini m’e shkue motin. Tash qi u dergoi t’bardhë fatin Perendija Flamur
me ngrehun n’vedi ? e Gjergj Kastrjotin E t’Parët, a thue, kshtű do t’korisë nipnija, Ke
shoq me shoq enč s’kem’rá na n’fije? Ke vęmë fitimin para çdo Shqypnije? 13 Ah!
Jo, Shqyptarë, jo; mos e lshoni doret Shqypnin e mjerë, - ketë Atme t’uej t’bekueme E
cilla sod, pervűjtë si vashë kunoret, S’parit po hîn nder fise t’qytetnueme. A
thue pse teper t’ngushta i ka terthoret M’e lânë me dnesë prap nen kambë t’huej
t’poshtnueme? Mâ e vogel se Rusija pat kenë Sparta, Por nami i saj âsht shkrue
me shkrola t’arta. 14 Ah! Ktű, Shqyptarë, po, ktű; e m’vorr t’Kastrijotit Per
rreth Flamurit t’onë t’gjith t’bâhmi ‘i vllŕ, Edhč t’apim shoshojt besen e Zotit Se
per Atdhé na kem’ m’u orvatë pa dá, Tue shkrî per te të gjitha ditt e motit: Se
para t’ gjith në vorr na kem’ me u kjá, Se e lâmë Shqypnín me e shkelë prap themra
e huej. Posë Zotit n’qiellë, s’do t’i sherbejm mâ kuej. ____ 1. Q’ i u pelqye
- Europës... Me 28 Nanduer 1912 Smajl Qemali, Luigj Gurakuqi, Isá Boletini e tjerë,
nëpër urdhen t’Austrís ngrehën flamurin e Shqypnís në Vlonë edhe lajmuen Fuqít e Mëdhaja
per shpalljen e pamvarsís. Gjashtë Fuqít e Mëdhaja, të mbledhuna në Kongres të Londonit
në Nanduer të vjetit 1912 mbas luftës balkanike, të shtŷme prej Austrí-Hungarís e
Italís, njohtën pamvarsín e Shqypnís, - prej vedit edhe s’bindet: nuk çuditet aspak
per gjendje të mjerë, në të cillen gjindet. 2. i rruzullimit: i mbarë botës. -
Ke: tue kenë se, mbasiqi. – m’u vů m’hullě: m’u vű per rrugë drejt të perparimit,
- pa u shuemun: pa u sosun, shkimun. 3. me ‘i pecë t’kuqe - E me ‘ě orrě: Me ketë
shprehje Poeti, tue dashun me mundshtue të gjith njata qi atdhedashunín e vęn vetem
në simbol të Kombit e s’bajn kurrgjâ per tę pershkruen si në nji mënyrë të perbuzuni
flamurin kombtár: shqypen dý krenash në lamë të kuqe. Orrl: shih VI, shen. – bubuqe: bulë,
ganxhe. – bânje flamrin duqe:bânje tutel. 4. xhixhllon: vezllon, shkelqen. – Juda
Iskarjotë. nji nder dymbdhetë Apostujt e Krishtit, i quejtun kështu mbas emnit të
vendlindjes Iskarjot. Ky kje qi tradhtoi e shiti Mësuesin e vet kryetarvet të Sinagogës
per tridhetë sikla argjanit. – zallotë: monedhë turke me vlerë 30 pare. 5. n’zčmer
të frŷt: në hov t’idhnimit ( Cfr. Zęmers s’frŷt me i lanun dalë, Lah, Mal, k. XII,
v. 98). 6. zyre: detyrë. – flakrue mbas shpinet: qitun mbas shpine, lânë mbas dore.
– M’ visar t’atdheut... lakmue: shkojn tue bâ treg me të huejë mbi tokë e pasuní t’atdheut,
tue u a shitë atyne, prej të cillve janë të paguem mâ mirë, prandej dikush âsht i
thyem prej propagandës franceze (Frankut), ndokush prej Anglís (Sterlinet), do tjerë
prej Serbís (Dinarit). – ndŷt: në nji mënyre të poshtme. –E Atdhén prej s’huejësh
me e qitun duen bashtitnet: duen me u a shitë Atdheun krejt të huejvet. Me qitë ndokend
bashtinet don me thânë me qitë kend pa plang pa shpí. 7. Baras si ata qi u shiten
të huejvet per pare, Poeti quen trathtarë edhe të gjith njata, qi kishin çue fëmijët
nder shkolla të hueja, tue perbuzë gjuhen amtare, qi âsht faktori i parë i kombsís.
– mahitun: mahnitun, trillue, marrë mendsh. – çakrrija t’mbetna shkret mbas tregut:
çikrrija, sende të vogla e të pa ndonji vjeftje, të cillat kanë mbetë pa u shitë. 8.
N’ apsotrofen e kësaj tubze Poeti ankohet se deri Serbjani i mnishem këndon me lahutë
të veten trimnít e Skanderbegut, por të nipat e tij, të rritun nder shkolla të hueja,
nuk i dijn ndoshta as ęmnin. Mbí Skanderbegun këndohen shume kangë epike popullore
prej Slavëvet të Jugut. – Ke votra: te votra. – zâtore: zâpermallshme. – Sá forcë
e anmikut pít nen shpatë t’ka mbetun: cfr. Kange I, str. 8 v. 3-4. - msojtore: shkolla.
Neologizem, qi dikúr kje perdorë, por qi sot âsht lânë mbas dore. – (Kű gjuha shqype
hîn si fmij i gjetun ...) : Nder shkolla , per të cillat Poeti don me folë, gjuha
shqype nuk ishte gjuhë mësimi, me gjithse të ndjekuna prej xansash shqyptarë, por
mbahej si nji gjuhe barbare e perbuzëshme. 9. lâsh: lamsh. – mbas dshirit t’onë
të pruejtun: të prűjtun, të prunjtun, t’ulët, të poshtem. 10. Në ketë tubzë Poeti,
mbasi zbulon varrët e jetës kombtare, i siellet prap Zanës e s’i lypë tjeter veç qi
fjalet e tija të jén si thika derptuese e të bumbullojn si rrfeja per t’i trandë Shqyptarët.
– ngelun: mbetun. 11. O vaj! O kob!...: Vęn n’oroe shkallimin ( gradatio)! - Sot
sheklli mbarë prír synin prej Shqyptarvet: siellet per me i kundrue. Poeti asht i
shqetsuem fare, kah mendon se pamvarsís së Shqypnís i u kundershtuen shum Shtete,
të cillat me tëzi çë presin me i paraqitë të padęjë m’u vetësundue. – me besë e fé:
me besë të Zotit. ( Shih Kangë I. str. 12 shen.). -polipa: peshq deti fort të ngathët. 13. si
vashë kunoret: si nuse e ré, qi shkon fat së parit. – terthoret: kufijt. – Sparta: Qytet
i vjeter i Greqís ne Peloponez, kryeqyteti i nji shteti të vogel, por të fortë, e
qi u mat per të gjat kohë me Atenë, e mbas luftës së Peloponezit pat hegemonín mbi
mbarë Greqín. Banorët e këtij shteti kjén të permendun per trimně, dishiplinë, vetëmohim
e atdhedashuní.