2009-11-27 17:54:37

Khmerët e Kuq: procesi kundër Doushit, kreut të burgut të vdekjes S-21


(27.11.2009 RV)Kamboxhia bën llogaritë me të kaluarën e saj të përgjakshme të regjimit të Khmerëve të Kuq, lëvizje komuniste e Pol Potit, në fuqi nga viti 1975 deri në vitin 1979. Vetëm në katër vjet, ky regjim shkaktoi 3 milion të vdekur me anë të ekzekutimeve, masakrave e urisë. Në Fnom Pen, para Gjykatës së veçantë të OKB-së për genocidin e kamboxhianëve, është paraqitur kreu i burgut famëkeq S-21, ku u torturuan e u vranë mbi 16 mijë vetë, ndër të cilët edhe gra e fëmijë. Doush, kështu quhet drejtori i burgut, i akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit, sot paradite ka deklaruar se është penduar dhe ka kërkuar të mos e dënojnë, pasi ai ka qenë vetëm ekzekutues i urdhërave të eprorëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.